Tuesday, May 19, 2015

Kujdess

Dy këshilla që do të ndihmojnë
në të ardhmen:
1.  Kur je nervoz mos merr vendime.
2.  Kur je i lumtur mos bëj premtime.

Të dy këshillat do i shtjellojmë tani. 

  1.  Kur je nervoz mos merr vendime. Me këtë kuptojmë se zakonisht kur jemi nervoz ne nuk dimë se çka jemi duke bërë, nuk e kemi  mendjen në kontrollë, temperatura është në maksimum, dhe sigurishtë që në këto rrethana ne do japim një përgjigje shumë të shpejtë e cila sigurisht që nuk do jetë e menduar mirë, pra kur je nërvoz mos merr vendime  se do marrësh vendimin e gabuar.
  2.  Kur je i lumtur mos bëj premtime,. E keni parë se kur jemi të lumtur ne mendojmë se mund të arrijmë cdo gjë, mund të bëjmë gjithcka, pikërisht nganjëherë është lumturia e cila na bënë të premtojmë shumë gjëra dhe të mos mundemi të i realizojmë. Kur je shumë shumë i lumtur edhe po të të kërkojnë të bësh dicka të pamundur ti sigurisht që do të premtosh që do e bësh edhe pse probabiliteti për të realizuar atë premtim është ZERO.


Kujtim Morina                                                                     
                 19.05.2015