Njëherë një grup i 500 njerëzve ishin duke mbajtur një seminar.
Papritmas drejtuesi i seminarit ndaloi, dhe vendosi të bëjë një
aktivitet grupor. Ai filloi ti japë secilit person një balonë. Secilit
person ju kërkua që ta shkruaj emrin e tij në balon më një laps marker.
Dhe pastaj të gjithë balonat u mblodhën dhe u vendosën në një dhomë
tjetër.
Njerëzit u futën në atë dhomë dhe ju urdhërua secilit të
gjejë balonën në të cilën kishin shkruajtur emrin e tyre brenda 5
minutave. Secili ishte duke kërkuar
çmendurisht për të gjetur emrin e tij, duke u përplasur njëri me tjetrin
e duke u shtyrë, aty ishte një kaos i vërtetë.
Pas mbarimit të 5 minutave askush nuk e gjeti balonën e tij.
Pastaj, drejtuesi ju tha të pranishmëve të marrin një balonë rastësisht
dhe të ja japin personit emri i të cilit është i shkruajtur aty. Brenda
5 minutave çdokush kishte balonën e tij.
Drejtuesi tha, Kjo ështe
duke ndodhur në jetët tona. Çdokush është duke kërkuar për lumturi
gjithandej, duke mos e ditur ku është.
Lumturia jonë qëndron në
lumturinë e njerëzve tjerë. Jepu atyre lumturinë e tyre; ju do të merrni
lumturinë tuaj. Dhe ky është qëllimi i jetës njerëzore, kërkimi i
lumturisë..