Tolerimi më i zakonshëm do të thotë të lëshosh pe, por jo në kuptimin që t'i bëjmë dikujt një shërbim idiotik, por në mesin e disa mundësive të zgjedhim atë mundësi që është më produktivja gjegjësisht më e mira nga të gjitha të tjerat. Para se të kërkojmë nga dikush që të jeetë tolerant duhet të fillojmë të jemi vet të tillë. Për shembull kur kemi të bëjmë me tolerancën ndër etnike atëherë duhet të marrim parasysh të gjitha veçoritë racore, kombëtare, fetare dhe të tjera. Tolerancë nga ana jonë do të jetë që ne t'ua mundësojmë atyre që u përkasin etnive tjera që ata pa u penguar të i përmbushin detyrimet dhe të drejtat e tyre fetare, kombëtare, ligjore e shumë të tjera.
Ndoshta gjithçka më duket e thjesht mua, edhe më e thjeshtë se sa është në të vërtet, sepse une ende jam shumë i ri dhe nuk kam shumë përvojë. Por, nga prindërit e mi kam mësuar se të parët tanë kan thënë se nëse kemi dëshirë të kemi bashkëjetesë të mirë atëherë ne duhet të jemi të drejtë për çdo popull, pa marrë parasysh përkatësin e tyre etnike. Të gjitha këto arrihen me punë, mësim, ku askujt nuk i mohohet e drejta për të pasur një jetë të lumtur. Bashkëjetesa është vlerë dhe pasuri e jona, ta ndjekim rrugën e ardhmërisë, të mendojmë për të mirën që të krijomë jetesë të mirë dhe të drejta si në shtetet e tjera përparimtare.
Sikur ndjenjat e urretjes dhe zemërimit të i lejonin vend tolerancës shumë prej problemeve tona do të zgjidheshin më lehtë dhe ne do të jetonim gjithashtu një jetë më të lehtë. Faktet tregojnë se është koha e fundit të i ndryshojmë pikëpamjet tona për jetën dhe që shkollimin, rendin dhe punën duhet të i bëjmë prioritare tona (mos të harrojmë se shëndeti mbeter primar). Duhet ta kuptojmë dhe të e pranojmë realitetin ashtu siç është dhe një herë e përgjithmonë duhet të kuptojmë që e ardhmja nuk mund të e ndryshojë të kaluarën, por e kaluara mund të e shkatërrojë të ardhmën.
Individët, familjet dhe posaçërisht kombet kanë nevojë për tolerancë. Është shumë lehtë ta urresh dikë dhe të gjesh arsye të shumta për këtë urretje, por vetëm njërëzit e rrallë dhe të vërtet dinë të falin.
Lum Dakaj.
Klinë.
Lum Dakaj.
Klinë.