Sunday, May 24, 2015

A e dini pse me pelqejne femijet?!
Sepse pasi grinden, pajtohen me njeri-tjetrin, pa qene nevoja per te thene 'me fal'.
Sepse kane guxim te qajne, para te gjitheve. Dhe ta tregojne sa te duan, duke hapur krahet.
Sepse e duan babain, pa limit. Dhe nuk i ze gjumi, nese nena nuk eshte prane tyre...

Sepse ndajne me shoket ushqimin dhe nuk e tradhtojne njeri tjetrin per interes. Pasi zemra e tyre s'ka djallezi...
Sepse kur rrezohen. Vrasin gjunjet dhe jo shpirtin.
Sepse kur bien ngrihen, dhe kur ngrihen, nuk humbasin kohe duke u marre me ate qe ndodhi, por ecin para, duke vrapuar serisht....
Sepse nuk qendrojne me ata, qe jane te pasur apo te bukur. Por vetem me ata, qe i bejne te lumtur.

Kundër abortimit.

Përse! Përse bëni një gjë të tillë, a e dini se çfarë mëkati jeni duke bërë.
Përse nxitoni, gjithmonë arsyetimi i juaj është nuk mund të ia dalim mbanë, nuk kemi të ardhura të mjaftueshme. A e dini ju se Allahu gjithmonë i ndihmonë robërit e vet.
Përse nuk mendoni para se të filloni për të krijuar familje.
Përse nuk mendon dy herë.
Ai/ajo që ti e abortove  ishte fëmija juaj, ju e mbytët fëmijën tuaj, si mendon që mund të jesh një person i mirë, kur ti vret fëmijën tënd, si mendon të jesh njerzore kur ti nuk ke ndjenja.

E dini që fëmija është dhuratë që të dërgon I PLOTFUQISHMI. Andaj mos e përbuz dhuratën e Allahut.

Kujtim Morina(Bacakujt)
24.05.2015