Wednesday, September 23, 2015

Lumturia

Njëherë një grup i 500 njerëzve ishin duke mbajtur një seminar. Papritmas drejtuesi i seminarit ndaloi, dhe vendosi të bëjë një aktivitet grupor. Ai filloi ti japë secilit person një balonë. Secilit person ju kërkua që ta shkruaj emrin e tij në balon më një laps marker. Dhe pastaj të gjithë balonat u mblodhën dhe u vendosën në një dhomë tjetër.
Njerëzit u futën në atë dhomë dhe ju urdhërua secilit të gjejë balonën në të cilën kishin shkruajtur emrin e tyre brenda 5 minutave. Secili ishte duke kërkuar çmendurisht për të gjetur emrin e tij, duke u përplasur njëri me tjetrin e duke u shtyrë, aty ishte një kaos i vërtetë.
Pas mbarimit të 5 minutave askush nuk e gjeti balonën e tij.
Pastaj, drejtuesi ju tha të pranishmëve të marrin një balonë rastësisht dhe të ja japin personit emri i të cilit është i shkruajtur aty. Brenda 5 minutave çdokush kishte balonën e tij.
Drejtuesi tha, Kjo ështe duke ndodhur në jetët tona. Çdokush është duke kërkuar për lumturi gjithandej, duke mos e ditur ku është.
Lumturia jonë qëndron në lumturinë e njerëzve tjerë. Jepu atyre lumturinë e tyre; ju do të merrni lumturinë tuaj. Dhe ky është qëllimi i jetës njerëzore, kërkimi i lumturisë..

Sunday, July 5, 2015

Toleranca

Tolerimi më i zakonshëm do të thotë të lëshosh pe,  por jo në kuptimin që t'i bëjmë dikujt një shërbim idiotik, por në mesin e disa mundësive të zgjedhim atë mundësi që është më produktivja gjegjësisht më e mira nga të gjitha të tjerat. Para se të kërkojmë nga dikush që të jeetë tolerant duhet të fillojmë të jemi vet të tillë.  Për shembull kur kemi të bëjmë me tolerancën ndër etnike atëherë duhet të marrim parasysh të gjitha veçoritë racore, kombëtare, fetare dhe të tjera.  Tolerancë nga ana jonë do të jetë që ne t'ua mundësojmë atyre  që u përkasin etnive tjera që ata pa u penguar të i përmbushin detyrimet dhe të drejtat e tyre fetare, kombëtare, ligjore e shumë të tjera.
   Ndoshta gjithçka më duket e thjesht mua, edhe më e thjeshtë se sa është në të vërtet, sepse une  ende jam shumë i ri dhe nuk kam shumë përvojë. Por, nga prindërit e mi kam mësuar se të parët tanë kan thënë se nëse kemi dëshirë të kemi bashkëjetesë të mirë atëherë ne duhet të jemi të drejtë për çdo popull, pa marrë parasysh përkatësin e tyre etnike. Të gjitha këto arrihen me punë, mësim, ku askujt nuk i mohohet e drejta për të pasur një jetë të lumtur. Bashkëjetesa është vlerë  dhe pasuri e jona, ta ndjekim rrugën e ardhmërisë, të mendojmë për të mirën që të krijomë jetesë të mirë dhe të drejta si në shtetet e tjera përparimtare. 
  Sikur ndjenjat e urretjes dhe zemërimit të i lejonin vend tolerancës shumë prej problemeve tona do të zgjidheshin më lehtë dhe ne do të jetonim gjithashtu një jetë më të lehtë. Faktet tregojnë se është koha e fundit të i ndryshojmë pikëpamjet tona për jetën dhe që shkollimin, rendin dhe punën duhet të i bëjmë prioritare tona (mos të harrojmë se shëndeti mbeter primar). Duhet ta kuptojmë dhe të e pranojmë realitetin ashtu siç është dhe një herë e përgjithmonë duhet të kuptojmë që e ardhmja nuk mund të e ndryshojë të kaluarën, por e kaluara mund të e shkatërrojë të ardhmën.

   Individët, familjet dhe posaçërisht kombet kanë nevojë për tolerancë. Është shumë lehtë ta urresh dikë dhe të gjesh arsye të shumta për këtë urretje, por vetëm njërëzit e rrallë dhe të vërtet dinë të falin.


Lum Dakaj.

Klinë.

Monday, June 1, 2015

Do tju bej te qaje.



Kjo familje nuk ulen afer ketij personi, per shkak se ishte tjeter race, por me vone e kuptuan se ai do jepte veshken per vajzen e tyre.

Sunday, May 31, 2015

Sekreti

SEKRETI.

Nëse dëshironi që të mbani një sekret, atëherë sekretin duhet të e dinë vetëm dy veta, pra i treti e prish sekretin. Është shumë  e çuditshme se si kuptohet sekreti, ti i tregon vetëm  shokut të beses diçka për te mbajtur sekret, ndërsa pas dy muajve ai i tregon gruas, dhe  të gjithe e dimë se sa shume i mbajnë sekretet femrat. Por a e dini se në momentin kur ju i tregoni shokut tuaj sekretin ai nuk është i dyti që dinë sekretin, por ai është i treti që e kupton, ndoshta po habiteni, por mos harroni se në momentin që ti e ke një sekret gjithmonë Zoti do e dije atë sekretin tuaj. Kështu që në atë moment jeni dy veta që e dini sekretin ti dhe Zoti dhe në këtë rast sekretin tënd nuk do ta dinë tv tjerët përderisa ti i tregon të tretit.



Kujtim Morina
31.05.2015

Tuesday, May 26, 2015

Dhurata e Allahut.

Eh moj Nan do fjal du me ti than,
për djalin/qik që se deshe,
ske zi pse mban, e kom prit me qef me pa at bot me sy,
me kajt n'kraht e tu Nan, met pas afër ty,
nuk e di oj Nan pse s'mendove ma shum,
a harrove që ni dit, edhe ti vjen te un,
e shoqet e tua për ngushllime kur erdhën,
pse syt e tu as ni pik lot se derdhën.
A hiq s'je pendu?, mthuj drejt Nan pash Zotin,
çfar aklli ki n'zemër se ta ngriu edhe lotin,
se ti vet nuk deshe mem përkledh mu pran,
me ta bo krejt "urime, u rrit me Bab e Nan",
e pozita e jem kurr kërkujt mos i raft,
ti se din kur isha rrit oj Nan sa t'kisha dasht,
e tash nëse pendohesh,
apet kthim nuk ka se veç niher mem pa
besom kurr smu kishe nda.

A se meritova?, të jem edhe un, në at bot të cilën, ju e doni shum.
A se meritova?, të jem djali yt, sa shum shpresova, por dëshira u mbyt.


E botën që e doni, e punoni për to shum, s'ka kurgjo ma mir se ktu ku jetoj un, sa kam qen i lumtur që ni dit do t'vij n'jet, edhe ni koh e shkurt shum afër pat mbet, shum rand gabove me at çka e veprove, pa mëshirën ma t'vogël kët trup ma shkatrrove, ende pendim s'ka as n'ditën e sotit, edhe pse punove nan kundër vullnetit t'Zotit. Dhuratën e ALLAHUT për toke e perplas edhe pse shumica, po luten me pas, me çfar arsyetimi, do t'vish për Gjykim, a e din sa i rand Nan, osht ai dënim, apet mu kishe dhimt edhe nuk di qysh t'la, atë çka ma bone mu, ty kurr s'ta kisha bo, edhe pse sum deshte Nan, un t'du me gjith zemër. kto fjal nga Parajsa nga djali yt pa emër