Sunday, May 31, 2015

Sekreti

SEKRETI.

Nëse dëshironi që të mbani një sekret, atëherë sekretin duhet të e dinë vetëm dy veta, pra i treti e prish sekretin. Është shumë  e çuditshme se si kuptohet sekreti, ti i tregon vetëm  shokut të beses diçka për te mbajtur sekret, ndërsa pas dy muajve ai i tregon gruas, dhe  të gjithe e dimë se sa shume i mbajnë sekretet femrat. Por a e dini se në momentin kur ju i tregoni shokut tuaj sekretin ai nuk është i dyti që dinë sekretin, por ai është i treti që e kupton, ndoshta po habiteni, por mos harroni se në momentin që ti e ke një sekret gjithmonë Zoti do e dije atë sekretin tuaj. Kështu që në atë moment jeni dy veta që e dini sekretin ti dhe Zoti dhe në këtë rast sekretin tënd nuk do ta dinë tv tjerët përderisa ti i tregon të tretit.



Kujtim Morina
31.05.2015

No comments:

Post a Comment