Sunday, May 24, 2015

A e dini pse me pelqejne femijet?!
Sepse pasi grinden, pajtohen me njeri-tjetrin, pa qene nevoja per te thene 'me fal'.
Sepse kane guxim te qajne, para te gjitheve. Dhe ta tregojne sa te duan, duke hapur krahet.
Sepse e duan babain, pa limit. Dhe nuk i ze gjumi, nese nena nuk eshte prane tyre...

Sepse ndajne me shoket ushqimin dhe nuk e tradhtojne njeri tjetrin per interes. Pasi zemra e tyre s'ka djallezi...
Sepse kur rrezohen. Vrasin gjunjet dhe jo shpirtin.
Sepse kur bien ngrihen, dhe kur ngrihen, nuk humbasin kohe duke u marre me ate qe ndodhi, por ecin para, duke vrapuar serisht....
Sepse nuk qendrojne me ata, qe jane te pasur apo te bukur. Por vetem me ata, qe i bejne te lumtur.

No comments:

Post a Comment