Zgjohem herët në mëngjes, si çdo mëngjes tjetër edhe kjo i ka rutinat e njëjta me mëngjeset e tjera, përveq kafes që e pijë kam dëshir të i shikoj lajmet ose pse jo edhe të e lexoj ndonjë gazetë dhe shumë nervozohem çdo ditë e më tepër lajmë jo të mira " dje ka ndodhur një vjedhje, sot në orët e para të mengjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet". Më tregoni si të i vazhdoj lajmet së shikuari, pas këtij lajmit të tmerrshëm (edhe pse është bërë njejtë, nuk na duket interesante nëse vdes ndokush në aksident), pashë lajmin që në ulpianë një kamion ka shkelur një të moshuar i cili po ngiste biçikletën e tij. A nuk duhet shqetësuar, a nuk duhet vepruar. Në rregull po e lëmë këtë, por për KUMANOVËN a fol ndokush, a mendon ndokush për ata që iu është djegur edhe zemra jo vetëm shtëpia. Aty nuk ka ndodhur ndonjë aksident ose ndonjë konflikt nga fotot e para nga intervistat e dëgjuar aty ka ndodhur një luftë, ka ndodhur një dhunë, siç e kemi përjetuar ne Kosovarët para 16 viteve, sa shpejt i harrojm hjekat.
Dua të i pyes të tjerët a thua ky ERDOGANI që rrihke gjoks përpara televisioneve tona duke thënë "Askush nuk guxon të më i prek shqiptarët sepse do e kalli gjithë ballkanin " ku je o Erdogan, trego ku je, ku je fshehur, pse nuk fletë, pse hesht teksa e sheh se çfarë po ndodhë në Kumanovë, a i ke parë se si iu kanë shkatërruar jetën kumanovasve.
Ku je O SHBA që zotohesh që sjellë paqe në çdo vend që shkon. Ku je ti EUROPË që gjithmonë na ke lënë pas shpine, ku je ti Gjermani që hesht gjithmonë, ku je ti Britani e Madhe që bën luftë kinse për të drejta. A nuk e shihni se keni një shtet në kontinentin e juaj të cilit po i mohohet çdo e drejtë, nejse nuk mërzitem shumë sepse qysh nga Kongresi i Londrës nuk pres shumë nga shtetet e tjera, po të na donin të mirën të tjerët tani do ishim një shtet një SHQIPËRI, e jo e ndarë copa copa si një pre e egërsirave.
KUJTIM MORINA
KUJTIM MORINA
17 Maj 2015
No comments:
Post a Comment