Wednesday, September 23, 2015

Lumturia

Njëherë një grup i 500 njerëzve ishin duke mbajtur një seminar. Papritmas drejtuesi i seminarit ndaloi, dhe vendosi të bëjë një aktivitet grupor. Ai filloi ti japë secilit person një balonë. Secilit person ju kërkua që ta shkruaj emrin e tij në balon më një laps marker. Dhe pastaj të gjithë balonat u mblodhën dhe u vendosën në një dhomë tjetër.
Njerëzit u futën në atë dhomë dhe ju urdhërua secilit të gjejë balonën në të cilën kishin shkruajtur emrin e tyre brenda 5 minutave. Secili ishte duke kërkuar çmendurisht për të gjetur emrin e tij, duke u përplasur njëri me tjetrin e duke u shtyrë, aty ishte një kaos i vërtetë.
Pas mbarimit të 5 minutave askush nuk e gjeti balonën e tij.
Pastaj, drejtuesi ju tha të pranishmëve të marrin një balonë rastësisht dhe të ja japin personit emri i të cilit është i shkruajtur aty. Brenda 5 minutave çdokush kishte balonën e tij.
Drejtuesi tha, Kjo ështe duke ndodhur në jetët tona. Çdokush është duke kërkuar për lumturi gjithandej, duke mos e ditur ku është.
Lumturia jonë qëndron në lumturinë e njerëzve tjerë. Jepu atyre lumturinë e tyre; ju do të merrni lumturinë tuaj. Dhe ky është qëllimi i jetës njerëzore, kërkimi i lumturisë..

Sunday, July 5, 2015

Toleranca

Tolerimi më i zakonshëm do të thotë të lëshosh pe,  por jo në kuptimin që t'i bëjmë dikujt një shërbim idiotik, por në mesin e disa mundësive të zgjedhim atë mundësi që është më produktivja gjegjësisht më e mira nga të gjitha të tjerat. Para se të kërkojmë nga dikush që të jeetë tolerant duhet të fillojmë të jemi vet të tillë.  Për shembull kur kemi të bëjmë me tolerancën ndër etnike atëherë duhet të marrim parasysh të gjitha veçoritë racore, kombëtare, fetare dhe të tjera.  Tolerancë nga ana jonë do të jetë që ne t'ua mundësojmë atyre  që u përkasin etnive tjera që ata pa u penguar të i përmbushin detyrimet dhe të drejtat e tyre fetare, kombëtare, ligjore e shumë të tjera.
   Ndoshta gjithçka më duket e thjesht mua, edhe më e thjeshtë se sa është në të vërtet, sepse une  ende jam shumë i ri dhe nuk kam shumë përvojë. Por, nga prindërit e mi kam mësuar se të parët tanë kan thënë se nëse kemi dëshirë të kemi bashkëjetesë të mirë atëherë ne duhet të jemi të drejtë për çdo popull, pa marrë parasysh përkatësin e tyre etnike. Të gjitha këto arrihen me punë, mësim, ku askujt nuk i mohohet e drejta për të pasur një jetë të lumtur. Bashkëjetesa është vlerë  dhe pasuri e jona, ta ndjekim rrugën e ardhmërisë, të mendojmë për të mirën që të krijomë jetesë të mirë dhe të drejta si në shtetet e tjera përparimtare. 
  Sikur ndjenjat e urretjes dhe zemërimit të i lejonin vend tolerancës shumë prej problemeve tona do të zgjidheshin më lehtë dhe ne do të jetonim gjithashtu një jetë më të lehtë. Faktet tregojnë se është koha e fundit të i ndryshojmë pikëpamjet tona për jetën dhe që shkollimin, rendin dhe punën duhet të i bëjmë prioritare tona (mos të harrojmë se shëndeti mbeter primar). Duhet ta kuptojmë dhe të e pranojmë realitetin ashtu siç është dhe një herë e përgjithmonë duhet të kuptojmë që e ardhmja nuk mund të e ndryshojë të kaluarën, por e kaluara mund të e shkatërrojë të ardhmën.

   Individët, familjet dhe posaçërisht kombet kanë nevojë për tolerancë. Është shumë lehtë ta urresh dikë dhe të gjesh arsye të shumta për këtë urretje, por vetëm njërëzit e rrallë dhe të vërtet dinë të falin.


Lum Dakaj.

Klinë.

Monday, June 1, 2015

Do tju bej te qaje.



Kjo familje nuk ulen afer ketij personi, per shkak se ishte tjeter race, por me vone e kuptuan se ai do jepte veshken per vajzen e tyre.

Sunday, May 31, 2015

Sekreti

SEKRETI.

Nëse dëshironi që të mbani një sekret, atëherë sekretin duhet të e dinë vetëm dy veta, pra i treti e prish sekretin. Është shumë  e çuditshme se si kuptohet sekreti, ti i tregon vetëm  shokut të beses diçka për te mbajtur sekret, ndërsa pas dy muajve ai i tregon gruas, dhe  të gjithe e dimë se sa shume i mbajnë sekretet femrat. Por a e dini se në momentin kur ju i tregoni shokut tuaj sekretin ai nuk është i dyti që dinë sekretin, por ai është i treti që e kupton, ndoshta po habiteni, por mos harroni se në momentin që ti e ke një sekret gjithmonë Zoti do e dije atë sekretin tuaj. Kështu që në atë moment jeni dy veta që e dini sekretin ti dhe Zoti dhe në këtë rast sekretin tënd nuk do ta dinë tv tjerët përderisa ti i tregon të tretit.



Kujtim Morina
31.05.2015

Tuesday, May 26, 2015

Dhurata e Allahut.

Eh moj Nan do fjal du me ti than,
për djalin/qik që se deshe,
ske zi pse mban, e kom prit me qef me pa at bot me sy,
me kajt n'kraht e tu Nan, met pas afër ty,
nuk e di oj Nan pse s'mendove ma shum,
a harrove që ni dit, edhe ti vjen te un,
e shoqet e tua për ngushllime kur erdhën,
pse syt e tu as ni pik lot se derdhën.
A hiq s'je pendu?, mthuj drejt Nan pash Zotin,
çfar aklli ki n'zemër se ta ngriu edhe lotin,
se ti vet nuk deshe mem përkledh mu pran,
me ta bo krejt "urime, u rrit me Bab e Nan",
e pozita e jem kurr kërkujt mos i raft,
ti se din kur isha rrit oj Nan sa t'kisha dasht,
e tash nëse pendohesh,
apet kthim nuk ka se veç niher mem pa
besom kurr smu kishe nda.

A se meritova?, të jem edhe un, në at bot të cilën, ju e doni shum.
A se meritova?, të jem djali yt, sa shum shpresova, por dëshira u mbyt.


E botën që e doni, e punoni për to shum, s'ka kurgjo ma mir se ktu ku jetoj un, sa kam qen i lumtur që ni dit do t'vij n'jet, edhe ni koh e shkurt shum afër pat mbet, shum rand gabove me at çka e veprove, pa mëshirën ma t'vogël kët trup ma shkatrrove, ende pendim s'ka as n'ditën e sotit, edhe pse punove nan kundër vullnetit t'Zotit. Dhuratën e ALLAHUT për toke e perplas edhe pse shumica, po luten me pas, me çfar arsyetimi, do t'vish për Gjykim, a e din sa i rand Nan, osht ai dënim, apet mu kishe dhimt edhe nuk di qysh t'la, atë çka ma bone mu, ty kurr s'ta kisha bo, edhe pse sum deshte Nan, un t'du me gjith zemër. kto fjal nga Parajsa nga djali yt pa emër

Sunday, May 24, 2015

A e dini pse me pelqejne femijet?!
Sepse pasi grinden, pajtohen me njeri-tjetrin, pa qene nevoja per te thene 'me fal'.
Sepse kane guxim te qajne, para te gjitheve. Dhe ta tregojne sa te duan, duke hapur krahet.
Sepse e duan babain, pa limit. Dhe nuk i ze gjumi, nese nena nuk eshte prane tyre...

Sepse ndajne me shoket ushqimin dhe nuk e tradhtojne njeri tjetrin per interes. Pasi zemra e tyre s'ka djallezi...
Sepse kur rrezohen. Vrasin gjunjet dhe jo shpirtin.
Sepse kur bien ngrihen, dhe kur ngrihen, nuk humbasin kohe duke u marre me ate qe ndodhi, por ecin para, duke vrapuar serisht....
Sepse nuk qendrojne me ata, qe jane te pasur apo te bukur. Por vetem me ata, qe i bejne te lumtur.

Kundër abortimit.

Përse! Përse bëni një gjë të tillë, a e dini se çfarë mëkati jeni duke bërë.
Përse nxitoni, gjithmonë arsyetimi i juaj është nuk mund të ia dalim mbanë, nuk kemi të ardhura të mjaftueshme. A e dini ju se Allahu gjithmonë i ndihmonë robërit e vet.
Përse nuk mendoni para se të filloni për të krijuar familje.
Përse nuk mendon dy herë.
Ai/ajo që ti e abortove  ishte fëmija juaj, ju e mbytët fëmijën tuaj, si mendon që mund të jesh një person i mirë, kur ti vret fëmijën tënd, si mendon të jesh njerzore kur ti nuk ke ndjenja.

E dini që fëmija është dhuratë që të dërgon I PLOTFUQISHMI. Andaj mos e përbuz dhuratën e Allahut.

Kujtim Morina(Bacakujt)
24.05.2015

Tuesday, May 19, 2015

Kujdess

Dy këshilla që do të ndihmojnë
në të ardhmen:
1.  Kur je nervoz mos merr vendime.
2.  Kur je i lumtur mos bëj premtime.

Të dy këshillat do i shtjellojmë tani. 

  1.  Kur je nervoz mos merr vendime. Me këtë kuptojmë se zakonisht kur jemi nervoz ne nuk dimë se çka jemi duke bërë, nuk e kemi  mendjen në kontrollë, temperatura është në maksimum, dhe sigurishtë që në këto rrethana ne do japim një përgjigje shumë të shpejtë e cila sigurisht që nuk do jetë e menduar mirë, pra kur je nërvoz mos merr vendime  se do marrësh vendimin e gabuar.
  2.  Kur je i lumtur mos bëj premtime,. E keni parë se kur jemi të lumtur ne mendojmë se mund të arrijmë cdo gjë, mund të bëjmë gjithcka, pikërisht nganjëherë është lumturia e cila na bënë të premtojmë shumë gjëra dhe të mos mundemi të i realizojmë. Kur je shumë shumë i lumtur edhe po të të kërkojnë të bësh dicka të pamundur ti sigurisht që do të premtosh që do e bësh edhe pse probabiliteti për të realizuar atë premtim është ZERO.


Kujtim Morina                                                                     
                 19.05.2015

Monday, May 18, 2015

Më trego a ka më keq.

A ka më keq se sa të shohësh nëpër rrugë
aty ku shiten mjetet e ftohta (kryesisht thika),
sheh një interesim të madh jo të moshës madhore,
por të atyre që ende nuk kanë kryer filloren.
A ka më keq se sa të e shohësh shitësin se 
si i buzëqesh fytyra, për shitjet që po i bën, për paran
që po e fiton.
A ka më keq që nuk ka njerëz në Kosovë që të interesohen
për këtë dukuri të keqe shoqërore.
A ka më keq që shteti nuk ndërrmerr masa ndaj kësaj dukurie
jo të hijëshme.

Më trego a ka më keq që prindërit nuk interesohen për fëmijën e tyre.

KUJTIM MORINA

18.05.2015

Sunday, May 17, 2015

Protestat ne shkup


Shikoni protestat ne shkup

https://www.youtube.com/watch?v=1awpdlQjKOo

Love love bab mam


Po po


Mos u dorëzoni kurrë


Realitet i hidhur.


Semundja dhe gurbeti


Shpirti


:O


:D


E Vertet



Ardhmëria.

Studiova filloren për të ardhmen
Pastaj më thanë : Studio tetëvjeçaren për të ardhmen ,
Pastaj më thanë : Studio të mesmen për të ardhmen ,
Pastaj më thanë : Studio fakultet, për të ardhmen ,

Pastaj më thanë : punësohu për të ardhmen ,
Pastaj më thanë : Martohu për të ardhmen,
Tani që po shkruaj këtë artikull jam 77 vjeç dhe ende jam në pritje të kësaj të ardhmje !
E ardhmja, nuk është gjë tjetër vetëm se një lecke e kuqe, e vendosur në kokë të një demi, të cilën mundohemi ta arrijmë, dhe nuk do mundemi; sepse e ardhmja nëse e arrin do të bëhet e tashme , dhe e tashmja bëhet e kaluar, dhe pastaj pret një të ardhme të re ...

Aktualiteti në Kosovë.

Zgjohem herët në mëngjes, si çdo mëngjes tjetër edhe kjo i ka rutinat e njëjta me mëngjeset e tjera, përveq kafes që e pijë kam dëshir të i shikoj lajmet ose pse jo edhe të e lexoj ndonjë gazetë dhe shumë nervozohem çdo ditë e më tepër lajmë jo të mira " dje ka ndodhur një vjedhje, sot në orët e para të mengjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet". Më tregoni si të i vazhdoj lajmet së shikuari, pas këtij lajmit të tmerrshëm (edhe pse është bërë njejtë, nuk na duket interesante nëse vdes ndokush në aksident), pashë lajmin që në ulpianë një kamion ka shkelur një të moshuar i cili po ngiste biçikletën e tij. A nuk duhet shqetësuar, a nuk duhet vepruar. Në rregull po e lëmë këtë, por për KUMANOVËN a fol ndokush, a mendon ndokush për ata që iu është djegur edhe zemra jo vetëm shtëpia. Aty nuk ka ndodhur ndonjë aksident ose ndonjë konflikt nga fotot e para nga intervistat e dëgjuar aty ka ndodhur një luftë, ka ndodhur një dhunë, siç e kemi përjetuar ne Kosovarët para 16 viteve, sa shpejt i harrojm hjekat.
  Dua të i pyes të tjerët a thua ky ERDOGANI që rrihke gjoks përpara televisioneve tona duke thënë "Askush nuk guxon të më i prek shqiptarët sepse do e kalli gjithë ballkanin " ku je o Erdogan, trego ku je, ku je fshehur, pse nuk fletë, pse hesht teksa e sheh se çfarë po ndodhë në Kumanovë, a i ke parë se si iu kanë shkatërruar jetën kumanovasve. 

  Ku je O SHBA që zotohesh që sjellë paqe në çdo vend që shkon. Ku je ti EUROPË që gjithmonë na ke lënë pas shpine, ku je ti Gjermani që hesht gjithmonë, ku je ti Britani e Madhe që bën luftë kinse për të drejta. A nuk e shihni se keni një shtet në kontinentin e juaj të cilit po i mohohet çdo e drejtë, nejse  nuk mërzitem shumë sepse qysh nga Kongresi i Londrës nuk pres shumë nga shtetet e tjera, po të na donin të mirën të tjerët tani do ishim një shtet një SHQIPËRI, e jo e ndarë copa copa si një pre e egërsirave.

KUJTIM MORINA

17 Maj 2015

Mendjemadhesia eshte e padobishme ne jete,


E vertet


Mos hidh lule


E Vertet


buzqesh


:D


Tradhetinë fale, por gënjeshtën mos e fal kurrë

Tradhetinë fale, por gënjeshtrën mos e fal kurrë.
Gjithmonë e kam thënë këtë shoqëris time dhe çdo të afërmi dhe një ditë më tha një shok, si mundesh të e falësh tradhëtinë, ndërsa edhe gënjeshtrën më të vogël nuk je në gjendje të e falësh. Isha shumë pishman që e kisha folur këtë fjali, sepse frikësohesha që askush nuk e ka kuptuar dhe ia tregova arsyen. 

Asnjëherë askush nuk mundet të të tradhëtoj pa të gënjyer, pra me anë të gënjeshtrës vimë deri tek tradhëtia, pra askush nuk do të mund të të tradhëtoj pa të gënjyer.


Kujtim Morina

16.05.2015

Thursday, May 14, 2015

shume e vertet


Albatros Rexhaj

Përgjatë një nate si kjo sonte, 
kur shoh vetminë e shpirtit tim se si më kot përpiqet të fshihet në zgjoin e turmave, 
ndiej një nevojë të çuditshme të ulërij dhe të çirrem si i marrë. 
Mos më pyet prej nga vjen gjithë ai mllef, sepse nuk dua të të gënjej duke të thënë se ti arsyen nuk e njeh.

Përgjatë një nate si kjo sonte,
kur krejt çfarë dua është të strukem në një kënd të errët të dhomës dhe porsi struci kokën nën jastëk ta fsheh,
ndihem i trembur thuajse një armik i rrezikshëm nga pas më gjëmon.
Mos më pyet kush, sepse nuk dua të luaj injorantin duke kërkuar edhe unë fajtorin e padukshëm.
Përgjatë një nate si kjo sonte,
kur me çdo kusht dua të rri zgjuar që ty në ëndrra mos të të takoj,
më shumë se kurrë më parë, e ndiej se ti je përgjigja e vetme e të gjitha pyetjeve të mia.
Mos më pyet pse, sepse nuk kam më fuqi të aktroj.
Sonte xheloz edhe për vetë hënën po ndihem,
dhe as nuk mund ta përballoj lojën e saj të dashurisë me planetet e pafundëm, që në pluhur yjesh është praruar,
sepse gjithçka që ne patëm dhe humbëm, tashmë kthjelltësisht në mendje më është rikthyer.
(A.R)

Shume e vertet


Wednesday, May 13, 2015

Gabojmë.


Nëse ndonjë njëri do të të vendoste armën në kokë e të të thoshte: Jetën ose të gjitha parat që i ke në gjep, ju sigurisht që do ia jepni parat,   por ju çdo ditë punoni edhe ndonjë punë që sju pëlqen, shkoni  në ndonjë vend që sju pëlqen, bëni diçka që sju pëlqen, vetëm e vetëm që të fitoni para.

Tuesday, May 12, 2015

Një plakut iu afrua një djalë i shkolluar dhe i tha:
- E di se unë në këtë moshë time 24 vjeqare kam arritur më shumë se ti që ke 76 vite.
Plaku e shikon me vëmendje dhe thotë:
-Mund të më tregosh se c'ke arrritur ti kaq shumë, cfarë ke më shumë se une.
-Kam të gjitha kam kryer shkollë të mesme, kam kryer edhe studimet master, tani jam
në punë dhe gjithashtu jam duke doktoruar.
Duke qeshur plaki ia kthen: - Unë kam dicka që ti se ke
- Atëherë më thuaj cke ti më shumë se unë.
Plaku u përgjigj me urtësi: Të keqën xhaxhi unë kam 52 vjet më shumë se ti, kjo i bie se unë kam
përvojën.

Gjërat e mjerueshme.


Varfëria nuk është turp.


Përvoja e bën të vetën.


Xheloziaaa


Nëse vendos Allahun të parin kurr nuk do jesh i vetëm. Allahu i do shumë durimtarët.

Thashethemet nuk percaktojne se kush je.


Monday, May 11, 2015

NËSE E KE KUPTUAR VETËVETËN ME TREGO?
----------------------------------------------------------------
-Musliman/e dhe nuk e di as Shehadetin!!
-... kurrë nuk Agjëron!!
-... bënë humor me Namaz!!
-... flet kundër Islamit!!
-... nuk e pranon Kuranin si fjalë të Zotit!!
-... përgojon për Pjegamberin!!
-...kurrë në xhami nuk shkon!!
-... sadaka kurrë nuk shpërndan!!
-...bëhesh prokuror kundër Islamit!!
-... Qaben e injoron!!
-... bëhesh më Papë se Papa në Vatikan!!
-... fjala Allah të irriton!!
-... gënjeshtrave kundër Islamit ju beson!!
-... Zotin për të mirat që t'i ka dhënë nuk e falenderon!!
-...për atë që në xhami shkon shpif dhe përgojon!!
-... thua që Namazi nuk është detyrim!!
-... Muslimani të pengon!!
-...një i ri/e re që shkon Xhami për ty rrezik përbën!!
-...kurrë një libër Islam nuk e lexon!!
-... kurrë një ligjeratë nga një dijetar nuk e dëgjon!!
-... nuk e ke iden se çfarë është Islami!!
-... pirja e alkoolit të bënë krenar/e!!
-... me përbuzje flet për besimtarët Musliman!!
-... në përralla të historisë kundër Islamit ende beson!!
-... festat e të tjerëve shumë i shijon!!
-... një herë në jetë Elhamdulilah nuk ken thënë!!
-... nuk lexon dhe as nuk studijon!!
-...nuk e di se çfarë është shkenca në Islam!!
-... femrën dhe të drejtat e saja nuk i respekton!!
-...laicitetin e proklamon!!
-...nuk ndjen as atdheun dhe as kombin!!
-...as vetëvetën se çfarë je nuk e kupton!!
-... Bëhu i qartë me vetëvetën,dhe kaq!!

-E Di që mua më kupton dhe të prapambetur më konsideron,por s'ka lidhje,sepse ty të mungojnë lidhëzat edhe lidhjet!

E di kur do te te mungoj


Të jesh i "MENÇUR"

Këtë thënje e pashë në një film, më pëlqej shumë andaj dua të e shpërndaj me ju.
E shihni njeriu nuk mëson vetëm nga librat, por edhe nga filmat, gjithashtu edhe nga muzika,
por më së shumti mësojmë nga përvoja.
Njeriu i cili jetoj shume kohe me pare, por edhe pse tani gjendet i vdekur, nuk e kemi pare me syte tane. Dashuria per te eshte shume e madhe. Une besoj ne Allah dhe Muhamedi eshte pejgamberi i tij.

Sunday, May 10, 2015


Njeriu i vërtet flet përpara syve e jo pas shpine. Dyftyrësia e tyre shkatërron një zemër të butë dhe një shpirt të sinqert që nuk ti jep dhimbje por vetëm Dashuri.